572 raste të reja, 30 të vdekur nga Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.511 testime ndërsa janë regjistruar 572 raste të reja me koronavirus.
Rastet janë regjistruar në Shkup-287, Kumanovë-58, Kavadar-24, Tetovë dhe Kërçovë nga 21…
Në 24 orët e fundit janë shëruar 694 pacientë, gjysma e tyre prej në Shkup.
Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona, jetën e kanë humbur 30 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *