Tragjedia në Tetovë, Nuhiu: BDI-ja e ka dhimbjen më të madhe se opozita

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, tha se dhimbja e mazhorancës është dy-tre fish më e madhe se e opozitës sepse ne kemi përgjegjësi për atë që ndodhi. Sipas Nuhiut, opozita në vend se të ndihmojë, sulmon vazhdimisht mjekët dhe infermierët.

Ne të BDI-së kemi dhënë dorëheqjen morale. Dorëheqja morale nuk do të thotë përgjegjësi. Ne e kuptojmë opozitën, por ne e kemi dhimbjen dyfish apo tre fish më të madhe se opozita. Këta mjek apo motra medincinale kanë 2 vjet që merren me pandeminë, dhe ne shohim sulme të vazhdueshme ndaj tyre. Ne mbajmë përgjegjësi para organeve. Të gjithë që do gjenden fajtor do të mbajnë përgjegjësi penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *