Vllatko Mijallkov me pohim tronditës: Vëllai im Sasho më përgjoi dhjetë vjet, çfarë ti bëj? A ta vras? (VIDEO)

Biseda të reja telefonike të regjistruara janë publikuar periudhën e fundit në rrjetet sociale. Por këto nuk janë biseda të përgjuara, janë biseda të regjistruara. Sipas një versioni, bisedat janë të regjistruara përmes telefonit celular gjatë bisedës, ndërsa sipas variantit të dytë, bisedat janë regjistruara përmes një ore që mund të blehet në ali express, njofton Vo Centar.

Në të gjitha bisedat, në rol kryesor është Zoki Mileski Kiçeec, por sipas asaj që është thënë, peshën më të madhe e ka biseda e Kiçeecit me Vllatko Mijallkovin, vëllain e Sasho Mijallkovit dhe kushëririn e parë të Nikola Gruevskit. Në regjistrimin e asaj bisede, e cila zgjat 17 minuta e 50 sekonda, Mileski (Kiçeec) dhe Mijallkovi më i ri flasin në makinë.

Nga videot, kuptohet se Vllatko Mijallkov është kumbari i fëmijëve të Mileski Kiçeec dhe ata po diskutojnë se si të përfundojnë fushatën që po zhvilloheshte kundër Mijallkovit, e cila supozoheshte se drejtohej nga Boki 13.

Dhjetë vjet më kanë dëgjuar, i thotë Mijallkov Mileskit dhe ju e dini kush më ka dëgjuar mua, pyet Mijalkov? Vëllai juaj, përgjigjet Mileski.

Dhe tani çfarë duhet ti bëj, ta vras?, pyet Vlatko Mijallkov dhe shton: Nuk dua që askush të më ngatërrojë me të.

Ty të të dëgjoj dikush për dhjetë vjet, si do të ndiheshe, pyet Mijallkov kumbarin i tij Mileski.

Ka 13 mijë regjistrime për Llatasin, ndërsa për mua janë dhjetë mijë, thotë Vlatko Mijallkov në bisedën që mund të gjendet në rrjetet sociale dhe në Youtube.

Ky është një pranim tronditës i Vllatko Mijallkovit për mënyrën se si ka vepruar vëllai i tij Sasho Mijallkov, përderisa ishte në krye të DSK-së. Vetëm tani është duke u bërë e qartë se në çfarë shkalle ishte operacioni i përgjimit në Maqedoni kur Sasho Mijallkov ka përgjuar fshehurazi edhe vëllain e tij.

Përndryshe, Vllatko Mijallkov gjatë qeverisjes të kushëririt të tij të parë Nikolla Gruevskit ishte këshilltar në Administratën Doganore të Republikës së Maqedonisë./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *