Në Tetovë policia arreston një 18-vjeçare nga Kosova

Të martën në ora 21 e 35 minuta policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një vajzë 18 vjeçare nga Kosova. Siç informon MPB, ajo është arrestuar në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, transmeton gazeta Lajm.

Policia paralajmëron se vajza me iniciale L.M. është arrestuar për shkak se në Maqedoni është futur në mënyrë ilegale dhe ka qëndruar ilegalisht.
Pas procedurave të nevojshme administrative, vajza do të kthehet në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *