Visar Ganiu ktheje në punë Agën Xhelal, se edhe nëse nuk të voton, është i komunës tënde!

Gazetari Furkan Saliu përmes një statusti në Facebook i bën thirje Kryetarit dhe Kandidatit për kryetare komune të Çairit Visar Ganiu të kthej në punë shoferin e Ndërmarrjes qarkulluese publike – Shkup Xhelalin të cilin e ka larguar nga puna.

Postimi i plotë:

Më 5 qershor, Ndërmarrja qarkulluese publike – Shkup (#NQP) shpall konkurs ku kërkon shofer.
Që i bie se shofer i duhen.

Tre muaj më vonë, në kohë fushate, nuk e vazhdon kontratën e një vozitësit, i cili “rastësisht” qenka përkrahës i opozitës.
Këto gjëra ndodhin edhe nuk të më prekte aq shumë ky largim nga puna, nëse nuk do ta dija se për çfarë personi bëhet fjalë.
Prej pune e kanë larguar, Xhelal Hajdarin. Trajnerin tim të parë në futboll. Por nuk do të më vinte të vjellë vetëm përse e kisha trajner, por përse e di se për çfarë njeriu bëhet fjalë.

Për Agën Xhelal mundeni me pyet në secilin vend ku e njohin dhe nëse gjeni një fjalë të keqe ne do të heshtim.
Agës Xhelal nuk iu është ndërprerë kontrata pse ka bë ndonjë gabim, jam i sigurt.
Atij nuk iu ka ndërprerë kontrata se nuk ka shkuar në punë, sepse edhe në kohën derisa ushtroja në Fortunë, ai nuk u paguante me muaj por vinte vetëm që ne mos të mbesim në rrugë.

Për shkak se ishte shumë i vëmendshëm me neve si fëmijë, nuk besoj se kontrata iu është shkëputur për ndonjë pakujdesi apo gabim në punë.
E di që duke qenë në pushtet gjatë kohë ndryshon edhe mentalitetin dhe harron se çfarë është burrnia, fjala e dhënë dhe liria i qytetarit për të zgjedhë se cilat politika mendon se përfaqësojnë më së miri.

Por, nëse pak ka mbetur demokraci brenda BDI-së, duhet të reagohet menjëherë tek aj kukulla aty që e kanë e që i thotë vetës zëvendësdrejtor, që Xhelal Hajdari të kthehet në punë dhe ti jepet vendimi.

Visar Ganiu ktheje në punë Agën Xhelal, se edhe nëse nuk të voton, është i komunës tënde.
Петре Шилегов mos lejo të privatizohet NQP se e din se çfarë ndodh brenda aty, e nëse dëshira juaj është që kjo ndërmarrje publike ta ketë vëmendjen tonë, atëherë do ta ketë., ka përfunduar gazetari Saliu./in7.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *