20% e qytetarëve të RMV-së kanë votuar deri në orën 13:00

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka kumtuar daljen e qytetarëve në zgjedhjet e sotme lokale deri në orën 13:00, njofton Nistori.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski bën të ditur se deri në këtë orë, 20.76 për qind e qytetarëve kanë votuar.

Të dhënat janë nxjerrë prej 2519 vendvotimeve, përkatësisht 72.39 për qind e tyre.

Sipas KSHZ-së, më shumë dalje ka në Novaci (43%), pastaj në Kratovë (37.47%) dhe Krushevë (37.35%).

Në gjashtë vendvotime votohet sipas modelit të vjetër, pra me llambën ultravjollcë dhe sprej. Në 11 vendvotime ka pasur ndërprerje të votimit për më shumë se një orë dhe në këto vende do të vazhdohet votimi edhe pas orës 19:00./Nistori/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *