Facebook censuron kryeministrin izraelit, i fshin postimin nga faqja zyrtare

Facebook ka fshirë një postim nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe pezulloi qasjen në biseda përmes aplikacionit të lidhur me llogarinë e tij.

Shkak është bërë shkelja e politikës së privatësisë së kompanisë, raporton CNN.

Vizitorët në faqen e kryeministrit në Facebook, të cilët klikuan në një kërkim në lidhje me koronavirusin, morën një mesazh automatik, që pretendonte të vinte nga Netanyahu.

“Nëse keni miq ose anëtarë të familjes nga 60 vjeç e lart, të cilët nuk janë vaksinuar ende, mund të shkruani një përgjigje këtu me emrin dhe numrin e tyre të telefonit, dhe unë mund të telefonoj për t’i bindur!” ishte mesazhi i lexuar.

Një zëdhënës i Facebook tha se “nën politikën tonë të privatësisë nuk lejojmë përmbajtje që ndan ose kërkon informacion mjekësor të njerëzve”.

Zëdhënësi shtoi se Facebook kishte “hequr postimin ofendues dhe kishte pezulluar përkohësisht qasjen në Messenger, i cili ndau këtë përmbajtje, për shkak të shkeljes së këtyre rregullave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *