
Familjari i të akuzuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari sonte në emisionin, Click Plus që transmetohet në Tv21, kujtoi një bisedë që e kishte kryer me presidentin Pendarovski, njofton News33.
Advertisement
Ajdari tha se në vitin 2016-të, Stevo Pendarovski i kishte thënë Ajdarit se kur ta kuptojnë qytetarët të vërtetën e rastit Monstra do të shkojnë tek Qeveria dhe mund të ketë gjakderdhje.
“Në vitin 2016 presidenti i RMV, Pendarovski më tha që kur ta kuptojnë qytetarët të vërtetën e rastit Monstra do të shkojnë tek Qeveria dhe mund të ketë gjakderdhje. Pyesim Pendarovskin cila është e vërteta?! Gruevski e montoi, Zaevi i dënoi!”, tha Ajdari.
Advertisement