I kujt është Goce Dellçevi? Kryeministri bullgar, Borisov jep deklaratën e radhës

Borisov: Shpresoj se deri vitin tjetër do ta festojmë Goce Dellçevin së bashku me vëllezërit tanë nga Maqedonia e Veriut

Advertisement

Shpresojmë se së bashku me vëllezërit tanë nga Maqedonia e Veriut, vitin e ardhshëm do ta festojmë 150-të vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit.

Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov me rastin e përvjetorit të lindjes së revolucionarit të madh, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

“Sot mbushen 149 vjet të plota nga lindja e Goce Dellçevit – ideolog,  aktivist i lëvizjes çlirimtare revolucionare maqedonase, mes heronjve tanë më të shquar të përbashkët historik. Shpresoj se kemi mençuri që vitin e ardhshëm së bashku me miqtë dhe vëllezërit nga Maqedonia e Veriut ta festojmë 150-të vjetorin e tij, të bashkuar dhe së bashku në rrugën e integrimit evropian”, tha kryeministri Borisov.

Advertisement

Leave a Reply