Tetovari me BMW ka vozitur 300 km në orë dhe e ka publikar në “Tik-Tok”

Dje (18.02.2021) zyrtarë policorë të stacionit policor për siguri të komunikacionit rrugor-Tetovë, ka zbuluar dhe dënuar 24-vjeçarin B.J nga Tetova, i cili ka drejtuar mjetin të tipit ‘BMW’ me regjistrim të Tetovës dhe rreth orës 12:30 në autostradën Tetovë-Gostivar ka qarkulluar me shpejtësi prej 300 kilometra në orë dhe të njejtën e ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”., raporton GazetaPopulli.net

Në bazë të nenit 36, pika 3 nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor i është pregaditue parashtresë adekuate ku do të paguhet me dënim prej 400 eurosh në kundërvlerë denari, por edhe do ti shqiptohet masa – marrje e lejes për vozitje deri në 1 vit./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *