Rrugët e Shkupit do të marrin emra Shqiptarësh – Nga Ali Pashë Tepelena e deri te Imri Elezi

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e gjashtëdhjetenjëtë ka sjellë vendim për plotësimin e listës së emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore të Shkupit. Nga 571 emra e ngjarje gjithsej, 100 janë emra të personaliteteve të shquara shqiptare, që kanë dhënë kontribut në sfera të ndryshme, si çështjet kombëtare, në letërsi, këngë e sport si dhe emra rrugësh të ngjarjeve historike kombëtare, raporton tv21.tv.

Ndër emrat më të shquar që parashihet të mbajë një rrugë e kryeqytetit, është ai i Ali Pashë Tepelenës (1741-1822), pashait shqiptar të Janinës. Nga kjo epokë e historisë, një rrugë do të emërtohet edhe sipas emrit të arkitektit shqiptar në Perandorinë osmane Sinan Mimar (1489-1588). Po ashtu edhe emri i Ali Mehmet Pashës (1769-1849), shqiptarit nga Egjipti, do të qëndojë në një nga rrugët e Shkupit.

Një rrugë do të mbajë emrin e udhëheqësit ushtarak të shkeullit të XV dhe ligjvënësit Lekë Dukagjini (1410-1481). Dy rrugë do të pagëzohen me emrat e shkrimtarëve të parë shqiptarë që njeh historia, atë të peshkopit të Shkupit dhe i Prizrenit Pjetër Bogdani (1630-1689) si dhe Gjon Buzuku (1499-1572), autor i “Mesharit” veprës së parë shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *