“Kam përkrahjen prej babait të Almirit” – Këshilltari i Aleancës, Osama Muadini i kundërpërgjigjet kreut të Kumanovës

Këshilltari i ASH-së në Këshillin komunal të Kumanovës, Osama Muadini i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit Maksim Dimitrievski se kinse ai po keqpërdor rastin e Almirit për poena politik, përcjell News-TV.

Advertisement

Muadini ka deklaruar se është i autorizuar nga prindi i Almirit dhe Sedati.

Ja postimi i plotë i Muadinit:

Për Maksimin dhe të tjerët që po thonë se po e keqpërdorë rastin e Almirit për poena politik, u them publikisht: “ Kam autorizimin dhe përkrahje prej babait të Almirit, Sedatit, që të flas në emër të tyre dhe të ngris zërin për padrejtësinë që po ju ndodhë si familje”.

Prandaj, unë kam ndërgjegjen e pastër dhe do të vazhdoj me këtë KAUZ deri në fund!/News-TV/

Advertisement

Leave a Reply