Deputetët e VMRO-së u paraqitën me transparent në Kuvend

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, sot në Kuvend u paraqit me një transparent në të cilën shkruan “bllokadë aktive për shpëtim nga katastrofa nacionale”.
Seanca e Kuvendit, u vonuar të fillojë, dhe për këtë, koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se shumicës parlamentare “nuk i duhet bllokadë aktive, ata vet bllokohen”.
Ai kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, t’i qortojë ata që nuk janë prezent në sallë, si dhe gjysmën e Qeverisë që nuk janë prezent.
“Ju jeni bllokada e shtetit, ju jeni ata që e pengoni punën e shtëpisë ligjvënës. Bllokada aktive të cilën e propozojnë deputetët e VMRO-së, është për shpëtim nga katastrofa nacionale dhe për këtë shkak kërkojmë zgjedhje për dalje nga kjo krizë të cilën ju vet e prodhoni”, tha Micevski, përcjell SHENJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *