Nipi i Isa Boletinit takon kryetarin e Tetovës Bilall Kasamin

Kryetari Tetovës Bilall Kasami, në hapësirat e komunës ka mirëpritur sot në takim Gazmend Boletinin-nipin e Isë Boletinit.

“Kënaqësi të mirëpres në zyrën time Gazmend Boletinin, nipin e Heroit kombëtar, Isa Boletini së bashku me bashkëshorten e tij Bleta Boletini dhe bashkëveprimtarin e tij Mehmet Tahiri.

Vepra dhe ideali i tyre janë në memorien tonë dhe shoqëruesi ynë më i mirë për t’a bërë Tetovën tonë një qytet të denjë e krenar për të gjithë shqiptarët.

Tetova është shtëpia juaj. Faleminderit për vizitën miku ynë i shtrenjt!”, ka shkruar Kasami.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=539127740916543&id=100044579644794

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *