Vuçiq për “Ballkanin e Hapur” : Kjo nismë është shumë e mirë për ata që duan të zhvillohen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në samitin e “Ballkanit të Hapur” u shpreh se kjo nismë është shumë e mirë për ata shtete që duan të zhvillohen.

“Kjo nismë është shumë e mirë për ata që duan të zhvillohen. Të tjerët janë të mirëpritur. Grupet e punës në këtë samit janë duke pritur mbështetjen edhe shteteve tjera. Me këtë samit ne i bashkojmë forcat për të përballur një dimër të rëndë që na pret. Diplomat e qytetarëve tanë dhe turizmi jonë i përbashkët është tashmë një temë që jemi duke e përmbyllur”, deklaroi Vuçiq. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *