Kovaçevski: Do të forcojmë fuqinë punëtore mes shteteve për të penguar ikjen e të rinjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në Ohër tha se “Ballkani i Hapur” do të ndihmojë që të përforcojmë fuqinë punëtore mes shteteve për të penguar ikjen e të rinjëve.
“ Ne jemi këtu për të përmirësuar konkurrencën dhe standardin e bizneseve. ‘Ballkani i Hapur’ mori mbështetjen e të gjithëve në rajon dhe partnerëve tanë. Kemi edhe lëvdata edhe kritika për këtë nismë. Ne me këtë samit sot do të ecim me hapa të mëdhenj duke njohur diplomat e tre shteteve. Gjithashtu, do të përforcojmë fuqinë punëtore mes shteteve për të penguar ikjen e të rinjëve. Botës do t’ja ofrojmë një bukuri bregdetare të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për Maqedoninë e Veriut, ‘Ballkani i Hapur’ është mundësi për zhvillim” tha mes tjerash Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë. /SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *