12 vite burg për “xhelatin” e shqiptarëve Sasho Mijallkov

Në Gjykatën penale në Shkup u mbajt seanca përfundimtare për rastin “Target-Fortesa”. Gjykatësit thanë se kjo lëndë është një nga më të rëndësishmet në Maqedoninë e Veriut.
Ish drejtori i DSK-së, i njohur për implikimet e tij në rastet e montuara ku viktima kanë qenë kryesisht shqiptarët, Sasho Mijallkov u dënua gjithsej me 12 vite burg.

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, njëherit bashkëpuntorja e tij më e afërt Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vite burg. Ajo për momentin është duke vuajtur një dënim tjetër prej 4 viteve për rastin “Tank”, për blerjen e Mercedesit të blinduar prej 600 mi eurosh.

Ja lista e personave të tjerë që u dënuan sot:
Goran Grujevski-15 vite burg
Toni Jakimovski- 6 vite burg
Gordana Jankullovska-4 vite burg
Nikolla Boshkoski- 15 vite burg
Sasho Mijallkov- 12 vite burg

Nadica Nikoliç me 3 vjet burg

Vlladimir Varelov është dënuar me 2 vjet burg me kusht

Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, 50 vjeçar karrierën e tij e ka filluar në administratë në vitin 1998, duke ndjekur hapat e babit të tij Jordan Mijallkov i cili ishte ministër i parë i punëve të brendshme në Maqedoninë e pavarur. Babai i Sasho Mijallkov vdiq në një aksident trafiku në vitin 1991. Karriera e tij në postin e Drejtorit të kundërzbulimit arriti kulmin kur në pushtet erdhi VMRO-DPMNE në vitin 2006 ku sipas ekspertëve u formua treshja më e fortë Sasho Mijallkov, kushëriri i tij kryeministri Nikolla Gruevski dhe kumbari i kryeministrit, Zoran Stavrevski ku shpesh edhe quhet si ‘familja’. 

Ai njihet edhe si person shumë i afërt me disa biznese shqiptare dhe politikanë  shqiptarë. Një pjesë e bashkëpunimit dhe lidhjeve të tij u publikua me aferën e përgjimeve në Maqedoni. Por ai konsiderohet si personi më i famshëm që kishte arritur që të ketë kontroll të fuqishëm mbi skenën politike shqiptare, bizneset dhe grupet e ndryshme kriminale. 

Mijallkov përflitet për përfshirjen e tij në shumë raste të montuara siç janë “Monstra” apo “Kumanova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *