Tragjedi në Sllatinë! Kishte ardhur për pushime në vendlindje, humb jetën i riu në aksident me motor

Foto ilustrim

Një tragjedi e madhe sapo ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës.

Aksident i rëndë sapo ka ndodhur në këtë fshat të Komunës së Tearcës, mëson monitor.mk. Një motoçikletë është përplasur me një traktor, ndërsa si pasojë ka nderruar jetë djaloshi i cili voziste motoçikletën.

Jozyrtarisht mësohet se i ndjeri është i moshës 18-19, ndërsa kishte ardhur për pushime në vendlindje nga Danimarka. Pjestarët e MPB-së kanë dalur në vendngjarje, ndërsa hollësi për rastin priten më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *