Arsovska nisi park të ri në Gjorçe Petrov! I gjerë 30.000 m2, do të kushtojë mbi 1 milion euro (Pamje)

Qyteti i Shkupit filloi realizimin e parkut në komunën Gjorçe Petrov që do të shtrihet në më shumë se 30.000 metra katrorë. Ky vendi më parë ishte deponi me përmasa mbi 50.000 metra katrorë, por ekipet e Qytetit të Shkupit arritën ta pastrojnë për të krijuar një hapësirë të re të parku.


Në këtë fazë po bëhet caktimi i trasesë së korsive të këmbësorëve dhe biçikletave. Është parashikuar ngritja e sipërfaqeve të gjelbra, vendosja e sistemit vaditës, mbjellja e më shumë se 2.200 pemëve të dhjetëra llojeve të ndryshme, si dhe fidanë lulesh. Në fazën përfundimtare është parashikuar vendosja e shatërvanë, karrigeve si dhe ndriçim adekuat.

Vlera e përgjithshme e projektit është 68.500.000 denarë.“Kjo deponi shtrihet në një territor rreth 50 mijë metra katrorë. Ndërsa tani në këtë hapësirë siç mund ta shihni, është pastruar, përshtatet për tu bërë një mega park i ri. Në fazën e përfundimit të këtij mega projekti megaparku ka shtigje të brendshme për ecje dhe shtigje aksesi shtesë. Është paraparë edhe një shesh lojërash për fëmijë, secila prej tyre do të ketë kushtet përkatëse dhe gjithashtu është paraparë edhe parking që është e përshtatshme për vizitorët”, tha Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

“Gjorce Petrov është komuna e parë nga qyteti i Shkupit ku ka fituar mega parkun e tij. Angazhimet që kemi prej në fillim të mandatit së bashku me kryetaren Danella Arsovska për të ndërtuar zona të reja të gjelbra. Ky park do e pasurojë përmbajtjen e komunës Gjorce Petrov. Si dhe 40 mijë qytetarë të Shkupit mund ta përdorin këtë park që gravitojnë në komunën e Gjorce Petrovit”, pohoi Aleksandar Stojkoski kryetar i komunës Gjorce Petrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *