Jozyrtare: Shkarkohet Artan Grubi

Mediume shqiptare para disa minutash kanë shkruajtur për një shkarkim te mundshëm të zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Gazeta Zhurnal ka shkruar për një ngjarje të tillë.

Në selinë e BDI-së në Tetovë , në mbledhjen e radhës e kryesisë së partisë, e dyta brenda kësaj jave me strukturat e partisë më saktë me degët e partisë së Ahmetit, po zhvillohet debat i ashpër për paknaqësin e ekzekutivit.

Sipas burimeve të Zhurnal, mbrenda kryesisë ka pakënaqësi të madhe ndaj punës në ekzekutiv. “…ka pakënaqësi nga ekzekutivi dhe debati po vazhdon”, tha burimi ynë.

Ajo që mëson jozyrtarisht portali Shqipmedia është se Ali Ahmeti ka pranuar kërkesën e Izet Mexhitit për shkarkimin e Artan Grubit nga posti i zv/kryeministrit por nuk dihet se kush do të vijë në vend të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *