Mickoski: Qytetarët po paguajnë deri në 50% fatura më të shtrenjta për rrymën

Fatura ta lartë të rrymës elektrike 50% më të shtrenjta, ndërsa paralajmërohet që nga janari rryma do të shtrenjtohet. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se për këtë ka një zgjedhje dhe ajo është që autoritet duhet të ndalojnë së vjedhuri.

“Mua më vjen keq se çdo dite marrim ankesa nga qytetarët të cilët paguajnë deri në 50% fatura më të shtrenjta për rrymën, dhe ajo që më shokon më shumë është paralajmërimi i autoriteteve se nga  janari ato fatura në mënyrë shtesë do të rriten. Kjo mund të zgjidhet në mënyrë shumë të thjeshtë, të ndalojnë së vjedhuri të fillojnë të punojnë dhe të prodhojnë rrymë, rrymë e cila do të jetë konkurrente për ekonominë dhe rrymë e cila do të jetë e lirë për qytetarët sepse  Maqedonia është shteti më i varfër në Ballkan dhe Evropë”.- deklaroi Hristijan Mickoski – Lideri i VMRO-DPMNE-së.

Ai gjithashtu theksoi se nuk pret që autoritetet të dalin dhe ta pranojnë se vjedhin nga qytetarët por sipas tij është e qartë se kompanitë në Maqedoni paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon.

“Nuk pres që autoritetet të dalin dhe të pranojnë se po vjedhin nga qytetarët dhe se janë të paaftë, d.m.th se nuk dinë të menaxhojnë sistemin energjetik, por e vërteta është se biznesmenët nga Maqedonia, sipas Eurostat, jo sipas VMRO-DPMNE-së, në gjysmën e dytë të vitit 2021, ata paguajnë dyfishin e çmimit të energjisë elektrike sesa kolegët e tyre në Kosovë, për shembull.”- pohoi Hristijan Mickoski – Lideri i VMRO-DPMNE-së.

Edhe nga odat ekonomike disa herë kanë njoftuar se kanë marrë ankesa nga kompani të ndryshme se rrymën të cilën e paguajnë është shumë e shtrenjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *