Padi për punonjësin e policisë nga Tetova, mori rryshfet 400 euro

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj një qytetari nga Tetova në lidhje me marrjen e ryshfetit në vlerë prej 400 euro. Ndaj tij pritet edhe suspendim deri në përfundimin e procedurës

“Policia ka bërë kallëzim penal deri te Prokuroria themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër personit I.M. nga Tetova, i punësuar në SPB Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal”, raportoi Policia.

I punësuari në Polici, para disa ditëve gjatë arrestimit të një personi kishte pranuar ryshfet 400 euro nga familjari i të arrestuarit për moscaktim të masës së paraburgimit.

Ndaj punonjësit të policisë është paraqitur iniciativë edhe për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe largimin e tij nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *