Mickoski: Jemi të gatshëm që ta korrigjojmë nismën e dorëzuar në Kuvend, për referendum

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se janë të gatshëm që ta korrigjojnë nismën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, përcjell TV21. Pendarovski tha se për hir që procedura të jetë e suksesshme, janë të gatshëm që të bëjnë ndryshime, dhe të shtohet pjesa “deri tek kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, për dallim prej nismës aktuale ku shkruan “deri tek kryetari i Kuvendit”.

“Shikoni, gjimnastikë politike mund të bëjnë sepse janë të frikësuar nga mobilizimi i popullit dhe konsolidimi i disponimit anti-qeveritar që ekziston, tani ata mund të gjejnë arsyetime sa të duan dhe kështu ta prolongojnë punën, për ne është me rëndësi thelbi, jo formaliteti, nëse kjo është pengesë, do ta korrigjojmë këtë pengesë dhe do ta parashtrojmë ashtu siç ata vlerësojnë se duhet të parashtrohet, vetëm që të kemi procedurë të suksesshme, demokratike dhe të lejojmë që qytetarët të deklarohen për politikat e Qeverisë rreth Marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë”, tha mes tjerash Mickoski duke shtuar se nuk do të mbështes ndryshimet kushtetuese, pa dallim të rezultatit të referendumit. VIDEO

https://fb.watch/fuTMt9KJcA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *