Gostivar, vritet me armë zjarri 28 vjeçari para shtëpisë së tij

Një ngjarje tragjike ka tronditur sonte Gostivarin. Një 28 vjeçar është vrarë në afërsi të Bulevardit “Goce Dellçev”.

Sipas informacioneve që Gostivarpress.mk i ka marrë nga SVR Tetovë, rreth orës 19:40 në polici është raportuar se 28-vjeçari G.A nga Gostivari është sjellë në Spitalin e Gostivarit “Ferid Muradi”, me plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por G.A. nuk ka mundur tju mbijetoj plagëve të marra.

Hetimet e Prokurorit Publik dhe ekipit të Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit janë duke vazhduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Për momentin nuk dihen detaje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *