Presidenti turk Erdogan shëtitje në Central Park në New York, amerikanët e simpatizojnë (VIDEO)

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, sot bëri një shëtitje në Central Park në New York, ku ai gjendet për të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan shoqërohej nga ambasadori turk në Washington Hasan Murat Mercan dhe ambasadori Feridun Sinirlioğlu, përfaqësuesi i përhershëm i Türkiye-s në OKB.


Ai tërhoqi vëmendjen e të pranishmive në park, bisedoi me ta dhe bëri fotografi.

I ulur në një stol, një person iu afrua dhe e falënderoi për rolin e tij gjatë luftës në Ukrainë. “Doja t’ju falënderoja për të gjithë punën në Ukrainë … për drithin që po kalon … dhe për ndihmën për ta bërë NATO-n më të fortë. Jam shumë krenar. Falemnderit shumë”, tha ai.

Erdoğan gjithashtu këshilloi një çift që iu afruan të mos pinin duhan.



Presidenti turk do të presë përfaqësues të organizatave joqeveritare turke që veprojnë në SHBA dhe do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan më vonë gjatë ditës. Ai do të adresohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *