Kisha Ordodokse Maqedonase nuk e di se si i kaluan në pronësi varrezat muslimane! (VIDEO)

Përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Maqedonase ende nuk kanë arritur ta kuptojnë se si varrezat e vjetra të fshatit Orkoc kanë kaluar në pronësinë e tyre me anë të mekanizmit të nacionalizimit. Në tentimin disaditor për të marrë një përgjigje më konkrete lidhur me këtë çështje, e vetmja përgjigje që kemi arriur të sigurojmë është se kjo ka ndodhur nëntë vjet më parë, më konkretisht në vitin 2013.

Kisha Ortodokse Maqedonase

“E vetmja informat që kemi deri më tani është se kjo ka ndodhur në vitin 2013, por se çfarë ka ndodhur më konkretisht ende nuk e dimë”

Gjatë ditës së sotshme u drejtuam edhe në Ministrinë e Financave, pasi në kuadër të këtij institucioni bën pjesë edhe Komisioni për Denacionalizim, por deri tash nuk ka arritur ndonjë përgjigje zyrtare.

Ndërkaq, nga Bashkësia Fetare Islame, dje deklaruan se tanimë kanë filluar të angazhohen dhe se ditëve në vijim do të mund të tregojnë se çfarë do të ndërmarrin në lidhje me këtë rast.

Nga BFI gjithashtu shtuan se do të kontaktojnë edhe me Komisionin për Denacionalizim, pasi që ata janë përgjegjës për pronësinë e vakëfëve.

Përndryshe, disa ditë më parë TV SHENJA bëri publike dokumentacionin e varrezave të fshatit Orkoc, të cilat shihet se janë në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase. Linda Ebibi /SHENJA/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *