Sulm me kallashnikov në një qendër rekrutimi ushtarak në Rusi [VIDEO]

Siç raporton mediumi i pavarur rus “MediaZona”, në qytetin Ust-Ilimsk në rajonin e Irkutsk, një i ri sulmoi me kallashnikov të pranishmit në një zyrë rekrutimi ushtarak dhe video e sulmit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, përcjell të hënën portali kroat “Index.hr”.

Pamjet shqetësuese tregojnë një burrë me pushkë duke qëlluar, ndërkohë një burrë shihet teksa bie në tokë, derisa shumë të tjerë shihen duke ikur.

Siç raporton “Taiga.info”, nga sulmi mbetën disa të plagosur, përfshirë edhe shefin e zyrës së rekrutimit. Ende nuk dihet numri i të plagosurve.

Mediumet lokale kanë njoftuar se sulmuesi është arrestuar dhe është është identifikuar si 25-vjeçar, banues në Ust-Ilimsk.

Urdhri i presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm për luftë në Ukrainë ka ngjallur reagime të mëdha në Rusi.

Shumë protesta janë mbajtur, por ato janë shtypur me forcë, ndërkohë shumë rusë ua kanë mësyrë kufijve, duke ikur nga shteti e kështu edhe nga mobilizimi i padëshirueshëm.

Rusia shpalli mobilizimin pasi planet e saj për pushtim të Ukrainës, nuk po shkojnë siçka paraparë. VIDEO

https://www.koha.net/bote/345316/sulm-me-kallashnikov-ne-nje-qender-rekrutimi-ushtarak-ne-rusi/#brid_cp_Brid_64172904

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *