Numri i të vdekurve në protestat e Iranit arrin në 75 teksa masat intensifikohen

Më shumë se 75 persona janë vrarë në goditjen e autoriteteve iraniane kundër trazirave të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini-t në paraburgim.

Kështu ka bërë me dije një grup në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Më shumë se 75 persona janë vrarë në goditjen e autoriteteve iraniane kundër trazirave të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini-t në paraburgim.

Kështu ka bërë me dije një grup në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Për herë të fundit, autoritetet dhanë numrin e të vdekurve në 41, duke përfshirë disa anëtarë të forcave të sigurisë.

Ata kanë bërë me dije se kanë arrestuar më shumë se 1 mijë e 200 njerëz teksa zgjerohet goditja kundër demonstratave për vdekjen e Amini-t.

E gjitha ka ardhur pas arrestimit të saj për shkeljen e dyshuar të rregullave të rrepta të vendit për shamitë dhe veshjet.

Tensionet me fuqitë perëndimore u rritën pasi Gjermania thirri ambasadorin iranian dhe Kanadaja njoftoi sanksione, një ditë pasi Bashkimi Evropian shprehu keqardhjen dhe Teherani thirri të dërguarit britanikë dhe norvegjezë.

Protestat u ndezën për të dhjetën natë radhazi të dielën në të gjithë Iranin.

Një turmë e Teheranit bërtiti “vdekje diktatorit”, duke bërë thirrje për fundin e sundimit prej më shumë se tre dekadash të liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Më herët, aktivistët iranianë kanë njoftuar për të paktën 54 të vdekur në 13 provinca të ndryshme.

Mahsa Amini u arrestua për mosmbajtjen e hixhab-it në mënyrë rigoroze.

Atë mbrëmje u regjistruan përleshje mes qytetarëve dhe agjentëve të armatosur dhe makinave të policisë u dogjën.

Në disa video të shpërndara në mediat sociale, janë parë agjentë duke qëlluar me armë dhe pushkë në drejtim të demonstruesve në Teheran dhe Rasht.

Autoritetet vazhdojnë të kufizojnë ose shkurtojnë plotësisht trafikun e internetit.

Instagram, WhatsApp, Signal, Google Play dhe App Store nuk janë të aksesueshme dhe kjo vonon komunikimet për numrin aktual të viktimave në protesta.

Një sërë universitetesh në kryeqytet kanë bërë të ditur se javën e ardhshme nuk do të ketë leksione me prani fizike.

Sakaq, autoritetet kanë bërë mbi 700 arrestime, duke përfshirë të paktën 11 gazetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *