Një burrë nga Gostivari dyshohet se ka vrarë gruan e tij

Departamenti i Punëve të Brendshme Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar, dje (7-nëntor) ka dorëzuar kallëzim penal kundër 67-vjeçarit P.A. nga Vrutoku i Gostivarit për shkak të dyshimit se ka kryer vrasjen e bashkëshortes së tij 55-vjeçare B.A.

“I denoncuari P.A. dyshohet se më 23 prill të këtij viti, në periudhën nga ora 21:30 deri në ora 24:00, në shtëpinë e tyre familjare në Vrutok, me përdorimin e forcës fizike dhe me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar
lëndime të shumta vdekjeprurëse në kokë dhe trupin e gruas së tij, pas së cilës me taksi është larguar nga vendi dhe ka shkuar në Shkup”, thonë nga SPB-Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *