
I vetmi ilaç që ka përdorur gjithë jetën është aspirina dhe në këtë moshë ka vendosur edhe të vaksinohet.
Advertisement
Në maj, Zenepe Piri feston 111-vjetorin e lindjes.
Memorien e ka të fortë dhe na kujton se në rininë e saj për kurimin e veshkave ka përdorur vajgurin. I vetmi peng në jetën e saj është shkolla të cilën nuk mundi ta vazhdonte për shkak të dy luftrave botërore.
Nënë Zenepja jeton e vetme me një pension minimal dhe në kushte të vështira, prandaj ajo ka dëshirë të takojë kryeministrin e Shqipërisë.
Advertisement