Arrestohet tetovari, kërcënoi me jetë babanë e tij

Mosmarrëveshjet familjare kanë përfunduar në sherr mes babait 60 vjeçar dhe të birit 32 vjeçar në Tetovë. Babai kishte raportuar në polici se djali i tij e kishte kërcënuar atë për jetën. Nga policia, thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

“Me datë 20.01.2023 në ora 23:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria F.V (32) nga Tetova për shkak se rreth orës 12:00 i njëjti kishte kërcënuar me jetë babanë e tij 60 vjeçar”, thonë nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *