I vodhi paratë një pakistanezi, arrestohet Polici në Sarandë, procedohet një tjetër (EMRAT)

Një punonjës policie në pikën kufitare të Qafë Botës të është arrestuar sot, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se shtetasi, Marjus Jaupaj 32 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi pakistanez.

Ndërsa punonjësi tjetër, Dritan Sulo 22 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i AMP:

Sarandë – Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, kanë proceduar 2 punonjës policie të Pikës Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, njëri prej tyre i ndaluar dhe tjetri në ndiqet në gjendje të lirë.

I ndaluar është punonjësi M.J., 32 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Punonjësi D.S. 22 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndiqet në gjendje të lirë.

Materialet në ngarkim të tyre u referuan në Prokurori, pas kallëzimit të një shtetasi të huaj, migrant i parregullt i kapur në territor, se i kanë marrë një shumë eurosh.

Dosja në ngarkim të punonjësve të policisë u kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *