Një shtetas grek ka vdekur në një kazino në Gjevgjeli

Një shtetas grek ka vdekur dje në një kazino në Gjevgjeli, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Rreth orës 15:20, dje në Stacionin policor në Gjevgjeli është denoncuar se në një kazino të hotelit, 67 vjeçari G.Z. nga Republika e Greqisë, është rrëzuar në dysheme. Një mjek i ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme të dhunës”, njofton MPB-ja.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip hetues nga Stacioni policor Gjevgjeli dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dërguar në autopsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *