FOTO/ Kush është shqiptari që u vra në Greqi pas sherrit banal për një vajzë

Një 34-vjeçar shqiptar u vra nga një 33-vjeçar grek mëngjesin e sotëm në Mykonos. Vrasja ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela. 33-vjeçari grek më herët ishte përplasur me 34-vjeçarin shqiptar për një grua.

Sipas avokates së 33-vjeçarit, Elena Karygiannis, e cila është takuar me të, autori grek i ka thënë se gruaja ishte në shoqërinë e tij dhe i ndjeri e ka ngacmuar pas kësaj dy të rinjtë janë konfliktuar.

Pas sherrit, greku shkoi në banesën e tij, mori pushkën e më pas u rikthye në lokal, aty ku ekzekutoi me plumb në kokë ndaj shqiptarit të identifikuar si Visar Dakrama.

Ai është transportuar për në spital ku edhe ka gjetur vdekjen nga hemorragjia.  33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

34-vjeçari shqiptar, i cili u vra në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos, donte të bëhej menaxher hotelesh. Njerëz të afërt me të tregojnë për protothema.gr se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jetonte në Angli, i cili merret me ndërtim.

Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr , 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro nata gjatë muajve të verës. të korrikut dhe gushtit.

Shtëpia që viktima ka blerë në Ornos  i ka kushtuar 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje ndërtoi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *