Tetovë: Garazhet në hapsirat publike do të rrënohen

Garazhet që me vite të tëra disa persona i kanë vendosur në pronat publike pritet që shumë shpejte të largohen thonë nga inspektoriati komunal në Tetovë. Edhe pse ka disa persona që të njejtat i kanë privatizuar, nga komuna e Tetovës thonë se të gjitha garazhet do të menjanohen dhe aty planifikohet ndërtimin i parkingjeve për te gjithë banorët e zonës.

“Ne si inspektoriat kemi bërë inspektimin e gjitha garazheve,dhe të gjithë palët na kanë sjellë dokumentacione që i posedojn dhe në bazë të,dokumentacioneve ne do vazhdojm me procesimin e dokumentacioneve, me menjanimin e garazheve ku pas saj aty planifikohet të kete parkinge”, u shpreh kryeshefi i inspektoriatit në komunën e Tetovës, Gani Aliji.

Nga ana tjeter në Tetovë, çdo ditë e më shumë po ju ngushtohet hapsira shitësve ambulant, të cilët janë larguar nga tretuaret dhe sheshi Iliria. Nga inspektoriati komunal në Tetovë thonë se përvec kontrollve të shitësve ambulant ato tani ne pranver do të kontrollojn cdo teras të restoranteve dhe bareve dhe sipas tyre ata të cilët nuk posedojn leje do të largohen.

“Më shumë se vitet tjera ka shumfishin e aplikimeve,se vitet e kaluara dhe pritet që ato të cilët do të marrin leje do te dalim në teren,do i kontrollojm ato që kanë leje do të punojn kurse ato që nuk kanë ne si inspektoriati do ti largojm tërsisht”, theksoi Aliji.

Nga inspektoriati komunal në Tetovë thonë se ka nevojë për punsime të reja, dhe sipas tyre ligji për punsim në inspektoriat kërkon që minimum personit i duhet një vitë përvoj për tu paijsur me liçenca, raporton Tvm2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *