Vuçiq: Kurti nuk është i gatshëm të pranojë Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar para mediave se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Vuçiq tha se pritet të ketë takim më 18 mars, që do të zhvillohet në territorin e Maqedonisë së Veriut, kur përfaqësuesi i BE, Josep Borrell, do të vizitojë rajonin.

“Ka qenë një takim i vështirë dhe besoj që do të ketë edhe shumë takime të reja. Ndoshta do të shihemi në Maqedoni të Veriut, Borrell do të vizitojë rajonin dhe do të bisedojmë për gjërat për zbatim. Natyrisht do të bëhet fjalë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake. Sa i përket Asociacionit z. Kurti nuk është i gatshjëm ta pranojë Asociacioni, nëse është i gatshëm ta pranojë në të ardhmen do ta shohim, por kam frikë që do të ngelim në këtë çështje”- ka deklaruar Vuçiq.

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi trepalësh në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *