Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, humb jetën banakierja

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur banakierja e lokalit.

Ndërkaq, raportohet edhe për dy të plagosur që janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe se cilët janë autorët. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *