Maqedoni, vdes 20-vjeçari pasi që kishte gëlltitur një sasi të madhe të kokainës

Foto ilustrim

Nga një sasi e madhe kokaine ka vdekur një 20-vjeçar tek i cili policia gjeti marihuanë pas kontrollit në shtëpinë e tij.

Djaloshi ka gëlltitur kokainën për ta fshehur nga policia dhe tashmë autopsia duhet të tregojë se sa kokainë ka përfunduar në organizmin e tij, shkruan lokalno.mk

Nga spitali thonë se atë ditë pas dite e kanë pritur V.A. dhe se janë përpjekur ta reanimojnë, por pa sukses.

Me datë 16.03.2023 rreth orës 15:30 në Stacion policor në Radovish është denoncuar se në Spitalin e Shtipit ka humbur jetë V.A (20) nga Radovishi.

Sipas policisë, ai ka përfunduar në spital pasi që më herët ishte arrestuar nga policët pas kontrollit në shtëpinë e tij me urdhër gjyqësor, nga ku i ishte gjetur marihuanë.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

“Me datë 16.03.2023 në ora 15:35 në Stacionin Policor Radovish është raportuar se në Spitalin Klinik të Shtipit ka ndërruar jetë V.A.(20) nga Radovishi, të cilit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore pasi ishte ndaluar nga zyrtarët policorë të Radovishit, pasi me urdhër të gjykatës ishte kryer bastisje në shtëpinë e tij në Radovish, gjatë të cilit ishte gjetur marihuanë”, njofton MPB./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *