
Duke i futur në xhepa dhe në pjesë të ndryshme të veturës, dy persona kanë tentuar të kontrabandojnë 25 telefona nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.
Advertisement
Por, përpjekja ka rezultuar e pasuksesshme, pasi ata u kapën në kufirin e Kosovës në Han të Elezit.
“Janë kapur 25 telefona duke hyrë në Han të Elezit nga Maqedonia e Veriut. Telefonat janë të prodhuar në Kinë dhe janë telefona origjinal. Ende nuk dihet se çfarë vlere kapin, por informacionet tona thonë se vlera arrin rreth 7 mijë euro”, njoftuan nga Doganat e Kosovës, përcjell TV21.
Të dyshuar janë dy persona, por rasti ende është në hetim nga Doganat. Nëse vlera e mallit të kontrabanduar kap vlerën mbi 5 mijë euro, siç sqaruan nga Doganat, ngritet padi penale ndaj të njëjtëve./TV21
Advertisement