Maqedonasi nga Tetova i njohur në Youtube konvertohet nga ortodoks në musliman, kjo është arsyeja e tij (VIDEO)

Bobby Perspektive është një youtuber i njohur maqedonas me bindje fetare krishtere ortodokse dhe është rritur në një familje ortodokse. Me prejardhje është nga Tetova ku është rritur ndërsa më vonë emigron në Gjermani ku edhe jeton.

Ai në videot e tij në youtube më parë ka treguar se ka pas urretje ndaj islamit për shkak të shqiptarëve në Tetovë që ka vazhduar me urretje edhe kur është shpëngulur në Gjermani pasi muslimanët kanë qenë të parët në kronikën e zezë të mediave gjermane



Historia e tij fillon kur ai shokëve të tij muslimanë i kundërvihet idesë së tyre se Kurani është libër i djallit. Megjithatë, kur ai merr dhe lexon Kur’anin, ai kupton se ai në fakt kërkon mbrojtje nga djalli.

Kjo përvojë e çuditshme e shtyn Bobby-n të nisë një studim më të thellë mbi Islamin. Ai shikon reaksione në video në internet dhe hulumton për një vit të tërë përpara se të vendosë të pranojë Islamin dhe të konvertojë në këtë fe.



Pas kësaj, ai fillon të ndajë përvojat e tij në YouTube dhe në media sociale, duke u bërë një youtuber i njohur për të ndarë ide dhe përvoja me publikun e tij. Përveç vëmendjes që i kushtohet fesë dhe konvertimit të tij në Islam, ai shpesh trajton edhe tema të tjera që lidhen me jetën dhe të vërtetat themelore të qenies njerëzore.

Bobby Perspektive ka arritur tashmë të ndjekës të përkushtuar në rrjetet sociale, dhe është një mjet i fuqishëm për t’i ndarë ide dhe përvoja me njerëzit në internet. Ai ndihmon në të sjellur mesazhe pozitive dhe përhapjen e një kulture të ndërgjegjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *