Çantat e shkollës “plumb” të rënda! Shumë fëmijë me deformime të shtyllës kurrizore

Ismailaki Klenja, shef në repartin e ortopedisë dhe traumatologjisë pranë Spitalit të Përgjithshëm në Dibër, thotë se çantat e mëdha e të rënda të shkollës të mbushura me shumë libra janë një ndër faktorët që ndikojnë në shtrembërimin e shtyllës kurrizore te fëmijët.

Një skolizoe e patrajtuar në kohë, do të çojë në dhimbje duke prishur cilësinë e jetës. Andaj dhe prindërit ti shohin se cilat libra dh fletor u duhen fëmijëve për çdo ditë se mos i mbajnë çantat të rënda plumb, por vetëm ato që ju duet për atë ditë. Ortopedi dibran Ismailaki Klenja thotë se fëmijët në krahasim me një dekadë apo dy dekada më parë shumë pak lozin apo merren me aktivitete fizike. “Mungesa e aktiviteteve fizike luan një rol të veçantë në formimin e trupit të fëmijëve. Këto aktivitete janë shumë të pakta nga mosha e re, andaj këta probleme janë prezentë në mesin tonë”, shton mjeku.

Ai apelon që fëmijët mos rrinë pranë telefonave por të lozin me bashkëmoshatarët e tyre që të kemi fëmijë të shëndosh e pa deformime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *