Thikë pas shpine 19-vjeçarit në Tiranë

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë këtë të Mërkurë në zonën “Komuna e Parisit” në kryeqytet. Sipas policisë, i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa është bërë e mundur kapja e autorit.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj ka siguruar emrat e dy të rinjve. I plagosuri është 19 vjeçari Erius Tuçe, ndërsa autori Arli Beta. Bajraktaraj raporton se i riu është goditur me thikë pas shpine. Pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.

“Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T. Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *