Gjendet pa shenja jete Melhim Azizoski

Pas katër ditësh kërkime, është gjetur pa shenja jete 39-vjeçari Melhim Azizoski, nga Pllasnica.

Lajmin e kanë konfirmuar nga policia duke bërë të ditur se Melhimi ishte raportuar i zhdukur me datë 24 prill 2023.

Ai u gjet pa shenja jete sot, rreth orës 16 në vendin e quajtur Blato, në hyrje të fshatit Pllasnicë.

Ekipet ende janë ne terren, ndërkaq njoftohet se trupi i të ndjerit do të dërgohet për obduksion, për çfarë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *