Nxënësi 16 vjeç nga Shkupi përfundon në polici, kërcënoi me jetë profesorët

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se
gjatë ditës së djeshme kanë ndaluar një 16-vjeçar
nga një shkollë në Karposh të Shkupit pasi i njëjti,
sipas kallëzimit të drejtorit të shkollës, ka
shpërndarë në rjetet sociale përmbajtje me të cilat
është kërcënuar jeta e disa profesorëve, përcjell
TV21.

“Me datë 05.05.2023, zyrtarë policorë nga NJPB-
Karposh nën SPB-Shkup kanë ndaluar një nxënës të
mitur 16-vjeçar, duke vepruar sipas kallëzimit të
drejtorit të shkollës për shkak të publikimit në
rrjetin social të përmbajtjeve me kërcënime për
jetën e profesorëve. Eshtë njoftuar prokurori publik
dhe kundër personit në Prokurorinë Publike do të
bëhet kallëzim penal për veprën penale rrezikimit
të sigurisë”, thonë nga MPB/tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *