Vuçiq: Teksti i NYT mesazh që CIA po më vëzhgon, pres probleme të mëdha rreth Kosovës në fund të muajit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic i ftuar në ‘Tv Happy’ ka folur për tekstin e gazetës amerikane “New York Times” në të cilin flitet për lidhjet e tij me botën e krimit në Serbi, shkruan index.hr, transmeton Express.

Kreu i shtetit serb këtë tekst të gazetës amerikane thotë se e ka parë si një paralajmërim se “CIA po iu shikon dhe po iu vazhgon”, derisa ka shtuar se pret probleme të mëdha rreth Kosovësnë fund të muajit.

“Teksti i pakuptimtë i New York Times u porosit pesë muaj më parë”, ka thënë Vuçiq duke pretenduar se aty bëhej fjalë për “gënjeshtra që ishin botuar tashmë” për lidhjen e tij me klanin mafioz të Belivukut.

“Ky është mesazhi “CIA po ju shikon, CIA po ju vëzhgon”, nuk më trembin marrëzitë që keni shkruar”, ka thënë Vuçiq.


Ai tutje ka thënë se “do të luftoj për vendin, e ju vazhdoni gënjeni”./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *