Qatip Osmani dorëhiqet nga posti trajner i KF Shkëndijës

Foto: KF Shkëndija (Facebook)

Qatip Osmani nuk është më trajner i Shkëndijës, pasi kryesia ka pranuar dorëheqjen e tij.

Shkëndija dhe Qatip Osmani ndajnë rrugët. Ndeshja e fundit e sezonit 2022/2023 përballë Rabotniçkit ishte e fundit për trajnerin Osmani në bankinën kuqezi. Tekniku ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar nga ana e klubit.

KF Shkëndija falemenderon Qatip Osmanin për angazhimin e tij në klub, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *