Vodhi karburant nga kamioni në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, arrestohet 32-vjeçari nga Novosella e Zhelinës

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person nga komuna e Zhelinës, i cili ka pranuar se ka vjedhur karburant nga një kamion në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë.

“Më datë 04.06.2023 në ora 22:50 në udhëkryqin për fshatrat Trebosh dhe Xhepçisht të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Njësiti i Policisë Grupçin kanë privuar nga liria personin S.N.(32) nga fshati Novosellë- Komuna e Zhelinës. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Ford Transit” me targa të regjistrimit të Tetovës, janë gjetur dhe konfiskuar tre bidona me karburant, për të cilat ai ka deklaruar se i kishte vjedhur nga një kamion i parkuar në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë. Personi në fjalë është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *