Mickoski: VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në, por pa BDI-në

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se kryeministri i Dimitar Kovaçevski i ka ofruar atij që në Kuvend të miratohet me 2/3 nevoja për ndryshime kushtetuese, kurse pastaj të formohet Qeveri, ku nga 10 resorët që i menaxhon LSDM, 5 t’i merr VMRO-DPMNE, të përfundojnë ndryshimet kushtetuese, të nis procesi i bisedimeve me BE-në, pastaj të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se ka deklaruar se e pranon ofertën, me kusht që BDI mos të jetë në përbërje të kësaj Qeverie.

“Në këtë ofertë, që paraqet qëndrim të Dimitar Kovaçevski, nga ana ime është dhënë kjo përgjigje, në rregull, e kuptoj ofertën, dhe për të njëjtën kam qëndrimin si vijon, VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera politike, por pa përfshirjen në qeverinë e njëjtë, të BDI-së”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *