E fundit/ Vendoset ora policore nga ora 22:00 deri 05:00

Në lidhje me seancën e sotme qeveritare, publikut i drejtohet kryeministri Zoran Zaev.

Ai është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Ljupço Nikollovski, si dhe ministrat Bojan Mariçiq dhe Fatmir Besimi.

Dje, Komisioni për sëmundje ngjitëse propozoi orë policore në tërë territorin e vendit, duke filluar nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të ditës së nesërme. Propozimi vjen për shkak të rritjes së rasteve pozitive nga Covid-19./TV21

TV21 ka mësuar, se në seancën e sotme qeveritare është miratuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orën policore.

Kjo nënkupton, që nga nesër në Maqedoninë e Veriut do të kemi orë policore që do të fillojë në ora 22:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.

Kjo masë vlen për dy javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *