Zyrtare: Qeveria miraton vendimin për orën policore, fillon nesër

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Qeveria ka sjellë vendimin që të ketë orë policore në vendin tonë, përcjell SHENJA.

“Vendimi është vendosja e orës policore nga 22:00 deri në orën 05:00, që nga dita e nesërme. Janë diku 12 ditë. Do të ndjekim tërë procesin, kemi parasysh se në prill ka Ramazan, dhe festa tjera, dhe vendimi ka për qëllim të jetë masë preventive”, ka deklaruar Zaev.

Zaev tha se një vendim tjetër është se do të ketë karantinë të detyrueshëm për personat që kthehen në vendet afrikane. /Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *